14:47 / 12.05.2019
Kryeqyteti vishet i kuq, tifozë edhe nga Kosova
Duket se derbi i kryeqytetit ka mobilizuar tifozë të Partizanit nga e gjithë Shqipëria, madje edhe nga Kosova.
Në të gjithë kryeqytetin vihen re ngjyrat e kuqe të ekipit të Partizanit.
Tifozët e kuq presin që ditën e sotme të shpallen kampion, pikërisht në derbin përballë Tiranës.
Fotot nga Tirana vijnë nga zona e 21 dhjetorit e Laprakës, por interesante është fakti se ka edhe tifozë të Kosovës.
Gjithashtu edhe “Guerrilsat e Sarandës” janë nisur nga qyteti jugor për të ndjekur ndeshjen dhe me shumë gjasa për të festuar pas saj.























