Gola dhe spektakël, çfarë përmbysje e Torinos për Evropën!
Një përmbysje e çmendur e Torinos për Europën. Skuadra e Walter Mazzarrit mposhti 3-2 Sassuolon në stadiumin Olimpico të Torinos në një ndeshje që dhuroi emocione të mëdha.
Andrea Belotti dhe Simone Zaza ishin njëkohësisht ëngjëjt dhe djajtë e formacionit Granata në këtë sfidë, pasi Belotti humbi fillimisht një 11-metërsh ndërsa më pas realizoi dy gola, i dyti me një roveshatë spektakolare që përmbysi shifrat në 3-2 në minutën e 82-të, vetëm 1 minutë pasi Zaza kishte barazuar shifrat 2-2, edhe ish sulmuesi i Valencias u kthye në protagonist pozitiv pasi kishte humbur disa mundësi të arta shënimi.
Ëngjëll dhe djall ishte edhe marokeni Bourabia për Sassuolon i cili pasi realizoi golin e avantazhit në minutën e 27-të, pak sekonda më vonë mori kartonin e dytë të verdhë duke lënë Sassuolon me një lojtar më pak pasi në momentin e festimit hoqi fanellën.
Golin e avantazhin e 1-2 për Sassuolon e realizoi Lirola, një gol shumë i bukur edhe ky me finte pas insistim të Boga dhe pritjes së Sirigu. Me këtë fitore Torino u ngjit përkohësisht në vendin e 6-të në kuotën e 60 pikëve dhe aktualisht është në zonën Europa League.























