Grezda në tribunë, Rangers fiton derbin ndaj Celtic!
BKT
Sport

Grezda në tribunë, Rangers fiton derbin ndaj Celtic!

Me Eros Grezdën që vazhdon të jetë i dëmtuar dhe që e pa ndeshjen nga tribuna Glasgow Rangers fitoi për herë të dytë në këtë sezon derbin e ndaj Celtic, duke i bërë një mbyllje të bukur sezonit në shtëpinë e saj, pasi mbetet edhe 1 për t’u luajtur.

Me Celticun zyrtarisht kampion dhe që e kishte mendjen te finalja e Kupës, skuadra e Steven Gerard realizoi nga një gol për çdo pjesë duke marrë një fitore të pastër me shifrat 2-0. 

Tavernier në minutën e 2-të dhe Arfield në të 63-ën me golat e tyre ngritën peshë Ibrox Stadium duke i dhënë një fitore Rangers-ave që i ngjiti në kuotën e 78 pikëve, 6 më pak se Celtic.