Van Persie përfundoi karrierën e tij - 272 gola në 590 ndeshje
BKT
Sport

Van Persie përfundoi karrierën e tij - 272 gola në 590 ndeshje

Një nga sulmuesit më të mirë të gjeneratës së tij, holandezi Robin van Persie ka përfunduar karrierën e tij.

Van Persie është përshëndetur në ‘De Kuip” me ovacione nga tifozët e shumtë kur lëshoi terrenin në minutën 93.

Për fat të keq, bashkëlojtarët e tij pësuan humbje në fushën e tyre nga Den Haag me rezultat 2:0, transmeton KosovaPress.

Trajneri i Feyenoord Giovani van Bronkhorst ka thënë se Van Persie nuk do të luajë në raundin e fundit si mysafir kundër Fortuna.

Kështu, Van Persie përfundoi karrierën e tij me 272 gola në 590 ndeshje të klubeve, ndërsa në 102 paraqitje për Holandën ai ishte 50 herë golashënues.

Ai filloi në Feyenoord në vitin 2001, dhe më pas luajti për Arsenalin, Manchester United dhe Fenerbahce.

Me Feyenoord fitoi Kupën dhe Super Kupën e Holandës, Kupën UEFA, ndërsa me Arsenalin FA dhe Super Kupën e Anglisë, dhe me Manchester United fitoi titullin e vetëm - Premier League 2012/2013.