10:13 / 13.05.2019
Ndërron jetë Peggy Lipton, aktorja e “The Mod Squad” e “Twin Peaks”
Aktorja dhe ish-modelja, Peggy Lipton, ka ndërruar jetë në moshën 72 vjeçare.
Ajo u në e njohur në vitet e shtatëdhjeta në serialin me policë “The Mod Squad” dhe më vonë u bë akoma më e famshme me paraqitjen në “Twin Peaks”.
Lajmin për vdekjen e saj e kanë bërë të ditur Kidada dhe Rashida Jones, vajzat e saj nga martesa producentin muzikor, Quincy Jones. Aktorja ka vdekur nga kanceri.
“Ajo ndërroi jetë qetësisht me vajzat dhe mbesat pranë. Jemi me fat për secilin moment që e kemi kaluar me të”, thuhet në një deklaratë të vajzave të publikuar nga Los Angeles Times.
E lindur në New York në vitin 1946, Lipton filloi modelimin në moshën 15 vjeçare, ndërsa si 19 vjeçare debutoi në televizion.























