10:30 / 13.05.2019
Tri vjet nga pranimi i Kosovës në FIFA
Sot mbushen tri vjet që kur pritjes së gjatë të atëhershme i erdhi fundi dhe Kosova u bë pjesë e shtëpisë më të madhe të futbollit në botë, FIFA.
Ishte presidenti legjendar, Fadil Vokrri, i cili paraqiti kërkesën e FFK-së për anëtarësim në kongresin e 66-të të FIFA-së në Meksikë, e cila u mbështet me shumicë nga delegatët e këtij kongresi.
Nga 205 delegatë që ishin pjesëmarrës në këtë kongres, Kosova mori 141 vota ‘pro’, duke u bërë kështu anëtarja më e re e saj.
Pas pranimit në FIFA, Kombëtarja e Kosovës debutoi në ciklin kualifikues për Botërorin 2018, derisa vitin e kaluar me plot sukses u paraqit në Ligën e Kombeve, kurse tani është cikin e saj për kualifikimet Evropianit 2020.























