Valverde: Eliminimi nga Liga e Kampionëve e ka tronditur Messin
BKT
Sport

Valverde: Eliminimi nga Liga e Kampionëve e ka tronditur Messin

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka pranuar se eliminimi nga Liverpooli në Ligën e Kampionëve e ka lodhur Lionel Messin.

"Për ne, një fitore pas disfatës së dhimbshme në ‘Anfield’ ishte e domosdoshme, për të hequr fantazmat në kokat tona, - u tha Valverde gazetarëve, pas fitores me Getafe. - Gjithkush do të kthehet mbrapa, në atë moment, që na i prishi planet e sezonit, edhe pse do të jetë e vështirë për t’i dhënë një shpjegim. Sidoqoftë, tani duhet të kemi në mendje vetëm finalen e Kupës së Mbretit. Messi është duke bërë përpjekje për ta kapërcyer shijen e keqe, që i la humbja me Liverpool dhe eliminimi nga Liga e Kampionëve. Të gjithë kishim shpresa të mëdha se do të shkonim në finale, ndaj jemi mjaft të mërzitur, por duhet të shohim përpara. E kemi edhe një trofe në lojë, të cilin duam ta fitojmë”, përfundoi Valverde. Ndërkohë që Barcelonës i ka mbetur edhe një finale për të luajtur ndaj Valencisë, ndërsa në La Liga ka javë që ka siguruar titullin e kampionit.