12:08 / 13.05.2019
Kuvendi i Kosovës do t`i mbajë dy seanca të reja plenare
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën ka caktuar dy seanca të reja plenare.
Në këtë mbledhje u caktua seancë për gjendjen në Telekomin e Kosovës dhe një tjetër për themelimin e Tribunalit ndërkombëtare për krimet e serbëve në Kosovë, sipas kërkesës së kryeparlamentarit, Kadri Veseli.
Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës ka një muaj që nuk ka mbajtur më seanca plenare.























