12:30 / 13.05.2019
Prishtina 01 ngjitet në Superligën e futsallit
FC Prishtina 01 e ka mbyllur rrugëtimin në Ligën e Parë, të dielën, ku edhe iu dorëzua trofeu si kampion.
Kampion i padiskutueshëm pasi në 18 ndeshje nuk ka pësuar humbje (17 fitore, një barazim).
Të dielën ishte ndeshja e fundi ndaj Perlepnicës, por kundërshtari nuk kishte udhëtuar dhe ndeshja do të regjistrohet me rezultat zyrtar (2-0).
Me 52 pikë djelmoshat nga Prishtina treguan se talenti i tyre vlen për rangje më të larta, pasi në vitin e parë të funksionimit ata janë kualifikuar edhe në finale të Kupës së Kosovës.























