VIDEO-KQZ gati për zgjedhjet lokale në katër komunat e veriut
BKT
Lajme

VIDEO-KQZ gati për zgjedhjet lokale në katër komunat e veriut

RTKlive

Sot ka filluar fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave në veri të vendit, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore, që mbahen më 19 maj.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, tha se KQZ i bërë gati të gjitha përgatitjet. “Jemi në fazën përfundimtare, Fushata zgjedhore fillon sot dhe do të vazhdojë deri më 17 maj”, tha ajo sot në INFO 3 LIVE në RTK3.

Sipas saj edhe mungesa e partive të tjera nuk nxjerrë asnjë problem. Ajo bëri me dije se në këto dy ditë do të certifikohen edhe vëzhguesit. Daka beson se gjithçka do të jetë në rregull.

Për involvimin e OSBE-së, Daka bëri me dije se ajo ka vetëm rol këshillëdhënës dhe jo ekzekutiv.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, bëri me dije se 58 mijë qytetarë që do të votojnë në katër komunat.

Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka angazhuar 670 komisionerë për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave në veri të vendit që do të mbahen më 19 maj, komisionerët do të angazhohen në 44 qendra të votimit në gjithsej 87 vendvotime. Të drejtë vote në Mitrovicën veriore kanë 22 242 persona; në Leposaviq 18 390 persona në Zveçan 9.276 persona dhe në Zubin Potok 8 612 persona.

Ndryshe Presidenti i vendit, Hashim Thaçi javë më parë pati shpallur zgjedhjet për katër komunat veriore të Kosovës pas dorëheqjes që kryetarëve serbë kishin dhënë në shenjë proteste për taksën prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.


MË SHUME NGA Lajme