16:39 / 13.05.2019
The Jonas Brothers rikthehen pas 10 viteve në skenën e Saturday Night Live
Anëtarët e grupit “The Jonas Brothers” janë rikthyer pas dhjetë vitesh në skenën e Saturday Night Live.
Ata kanë kënduar hitet e tyre “Sucker" dhe “Cool”, përfshirë edhe hitin e dikurshëm “Burnin up”.
Vëllezërit Jonas bënë një kthim triumfues në skenën e “Saturday Night Live” këtë fundjavë, pas më shumë se një dekade. Nick, Joe, dhe Kevin, mahnitën me performancën e tyre në skenë.
Joe, Nick dhe Kevin u shfaqën më parë në këtë shfaqje në shkurt të viti 2009 bashkë me Alec Baldwin dhe kënduan projektin e tyre “Video Girl” dhe “Tonight”.
Këtë herë, Nick, Joe dhe Kevin nuk ishin vetëm, të dashurat e tyre po i shoqëronin ata në prapaskenë, për t’i mbështetur në rikthimin e tyre pas një kohe të gjatë.























