06:25 / 14.05.2019
Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit sot do të mbajë mbledhje.
Rendi i ditës:
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Shqyrtimi i raportit me amendamente për Projektligjin nr.06/L-137 për ndryshimin e ligjit nr.03/L-174 për financimin e subjekteve politike, të ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr.04/L-058 dhe ligjin nr.04/L-122 si dhe ligjin nr.03/L-073 për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr.03/L-256;
3. Të ndryshme.























