Problemet në Telekomin e Kosovës janë të akumuluara për shumë vite
BKT
Lajme

Problemet në Telekomin e Kosovës janë të akumuluara për shumë vite

RTKlive

Ka filluar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Kjo seancë ka vetëm një pikë të rendit të ditës gjendjen në Telekomin e Kosovës dhe masat që i ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës në zbatimin e Rezolutës nr.06-R-013, dt.12.07.2018 lidhur me gjendjen financiare në Telekom dhe Postën e Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, tha se nuk është e shpikur tema e problemit të Telekomit të Kosovës.

“Me këtë temë është marrë edhe qeveria dhe legjislaturat e kaluara. Për këtë temë ka edhe një komision hetimor parlamentar, ky komision është në mes të punës, që ka për qëllim për të hetuar dhe për të dalë me një raport”, tha ai sot në Kuvendin e Kosovës, raporton RTKlive. Sipas tij seanca e sotme është për të bërë zhurmë dhe për të krijuar mjegull.  

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, vlerësoi se rezoluta ka disa pika që nuk janë në rregull.

Ai tha se ka shumë probleme në Telekom, përfshirë edhe nepotizmin.   “Unë jam për verifikim për krejt dhe të shohim se ku po del, për atë është krijuar komisionin hetimor. Ky komision mund të merret edhe më statistika. Ky komision të merret sa janë të punësuar kur ka qenë kryeministër edhe Isa, Mustafa, sa Haradinaj”, tha ai.

Sipas tij Telekomi i Kosovës është aset i rëndësishëm i Kosovës. “Është e dhimbshme se në çfarë gjendje është Telekomi i Kosovës sot. Shpëtimi i Telekomit shpëton edhe Postën e Kosovës, që nuk po e përmend askush sot”, tha ai.

 


MË SHUME NGA Lajme