Pas Robbenit dhe Riberys, një tjetër yll largohet nga Bayern Munich
BKT
Sport

Pas Robbenit dhe Riberys, një tjetër yll largohet nga Bayern Munich

Pas largimit të Robben dhe Ribery tashmë nga klubi gjerman do të largohet dhe Rafinha.

Në fakt lajmin e kishte konfirmuar vetë mbrojtësi por sot u zyrtarizua nga Bayern në faqenzyrtare në "Twitter". Pas 8 vitesh Brazilani do t'i thotë kështu lamtumirë bavarezëve ku fitoi gjithçka.

"Tetë vite të kaluara kanë qenë fantastike te Bayerni. Kemi fituar shumë, por triumfet e vitit 2013 kanë qenë super. Çdo aventurë shkon drejt fundit dhe nuk kishte si të ishte ndryshe as për mua", - tha braziliani për faqen e klubit.