15:04 / 14.05.2019
Sistemi VAR mbërrin edhe në Ballkan
Sistemi i VAR pritet të zbarkojë dhe në Ballkan për të ndihmuar arbitrat.
Së fundmi është Kroacia e cila ka prezantuar sistemin në fjalë në Akademinë “Sesvete”.
VAR do të jetë i pranishëm nga pjesa e dytë e edicionit të ardhshëm (2019/2020), por nga stinori pranveror, sistemi në fjalë nuk do të ndihmojë në të gjitha ndeshjet, por vetëm në derbi.
Vendosja e kësaj teknologjie do t’i kushtojë Federatës së Futbollit të Kroacisë rreth 1.5 milionë dollarë dhe 80% e kësaj shume do të mbulohet nga UEFA.
Gjyqtarët janë duke u përgatitur në seminare të ndryshme për VAR-in që nga muaji janar dhe seminaret janë duke u mbajtur nga Bruno Maric.
Ndërkohë sistemi VAR është shtrirë pothuajse në të gjitha kampionatet më të forta të Europës.























