Reshjet e shiut, Policia apelon për kujdes gjatë qarkullimit në rrugë
Policia e Kosovës ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, që të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes, pasi reshjet e vazhduara të shiut po pengojnë qarkullimin e automjeteve.
“Reshjet e vazhdueshme të shiut që po bije në tërë territorin e vendit, po krijojnë vështirësi në trafikun rrugor dhe rrugët potencialisht po bëhen më të vështira për ngasje të automjeteve. Prandaj, Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që drejtimin e automjetit ta përshtatin me kushtet në rrugë, të respektojnë shenjat e trafikut rrugor si dhe të jenë shumë vigjilent.
Kujdesi maksimal i pjesëmarrësve në trafik është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet dhe në këtë mënyrë të krijohet një siguri më e madhe në trafikun rrugor”, thuhet në njoftimin e Policisë.























