14:15 / 16.05.2019
Yaya Toure kalon në skuadrën kineze
Ish-mesfushori i Barcelonës dhe Manchester City Yaya Toure do të vazhdojë karrierën e tij në ekipin e ligës së dytë të Kinës Qingdao Hanzai.
36-vjeçari mbërriti në Qingdao dhe vetëm ekzaminimet mjekësore e ndajnë nga nënshkrimi i kontratës.
Toure vjen në radhët e skuadrës kineze për të plotësuar vendin e një të huaji.
Ai vetëm disa ditë më parë demantoi daljen në pension, të cilën e paralajmëroi menaxheri i tij, Dmitri Seluk.
Lojërat më të mira ai i bëri për City, ku si kapiten udhëhoqi skuadrën deri te fitimi i tre titujve në Premierë Ligës, dy Liga të Kupës dhe Kupën FA.























