De Ligt – Barcelona, ndodh ajo që nuk e priste askush
BKT
Sport

De Ligt – Barcelona, ndodh ajo që nuk e priste askush

Kur të gjithë ishin në pritje të transmetimit të Matthijs De Ligt te Barcelona, ndodh befasia.

Matthijs De Ligt rrezikon të mbetet pa u transferuar te Barcelona.

E përditshmja sportive katalane “Sport” shkruan se qendërmbrojtësi i Ajax Amsterdam ka kërkesë aktualisht tepër të lartë për rrogë për klubin nga Camp Nou.

Andaj, në rast se nuk arrihet një zgjidhje e shpejtë, marrëveshja për transferimin e tij te Barcelona mund të dështojë.

De Ligt konsiderohet si një nga blerjet e ardhshme të mëdha të skuadrës kampione nga La Liga për afatin kalimtar të verës.

Por, problemi i shfaqur rrezikon dështimin e marrëveshjes për kalimin e tij te Barcelona.