15:37 / 16.05.2019
Haradinaj: AAK mbështetë rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë
Deputeti i AKK-së, Daut Haradinaj, në seancën ku po diskutohet për gjenocidin serb të kryer gjatë luftës në Kosovë ka thënë se AAK-ja do ta përkrah miratimin e rezolutës për gjenocidin serb në Kosovë.
Ai po ashtu ka thënë se është i bindur se ky Tribunal do ta këtë edhe mbështetjen e faktorit ndërkombëtar, përcjell lajmi.net.
“Dëgjova disa që po thonë se është vonë, një shprehje popullore thotë më mirë vonë se kurrë. Ne si AAK kemi dhënë përkrahje po ashtu edhe sot si Grup Parlamentarë do t’i japim mbështetje. Jo vetëm zgjedhja e kësaj rezolute sot, por edhe komisioni do ta ketë mbështetjen tonë, por do ta ketë edhe mbështetjen e faktorit ndërkombëtarë”, ka thënë Haradinaj.























