Isufi: Koalicioni qeverisës stabil, përkundër disa mospajtimeve
BKT
Lajme

Isufi: Koalicioni qeverisës stabil, përkundër disa mospajtimeve

RTKlive

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, tha se institucionet e Kosovë kanë marrë vendime që janë me rëndësi për identitetin e Kosovës.

“Pas 11 viteve të pavarësisë së Kosovës, kemi një dinamikë tjetër. Edhe me bashkësinë ndërkombëtare ka një lojë tjetër, kemi një komunikim tjetër me të. Temat e brendshme të Kosovës më parë janë diskutuar në Bruksel”, tha ai në emisionin ‘n’kuvend’’ në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij formimi i ushtrisë së Kosovës është një arritje e madhe për Kosovën. “Në fillim kishte hezitim, por në partneritet me SHBA u bë. Edhe me taksën ishte vendosmëri, ajo që është e drejt dhe që është legjitime askush nuk mund ta luhat”, tha ai.

Isufi vlerësoi se nga Kosova ka pasur edhe kërkesa tjera që të rriten masat reciproke ndaj Serbisë, pasi që ajo po tenton të dëmtojë Kosovën në shumë fusha. “Angazhimi i Serbisë për të penguar Kosovën, sidomos edhe angazhimin e saj në Interpol, ka bërë që Kosova të merr vendim edhe për taksën”, deklaroi ai.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, tha se koalicioni qeverisës përkundër disa mospajtimeve, ai është stabil.


MË SHUME NGA Lajme