Edhe Bebe Rexha pro abortit legal
BKT
Magazina

Edhe Bebe Rexha pro abortit legal

Gjatë ditës së enjte, këngëtarja Dua Lipa përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, doli hapur pro abortit legal, duke e shtruar këtë çështje si një shkelje e të drejtave që u bëhet femrave.

 “Nuk është trupi i juaj. Nuk është zgjedhja e juaj. Nuk ka nevojë për justifikim. Asnjë njeri nuk duhet të marrë një vendim të tillë themelor në trupin e femrave. Si ndodh që aborti të ndalohet para armëve? Të drejtat tona duhet të dëgjohen. Dhe ne kemi të drejtë të jemi të zemëruar. Gjithë mbështetja ime nga ana tjetër e pellgut. Në solidaritet me motrat e mia”, kishte shkruar artistja shqiptare Dua Lipa.

E së fundmi, duket se zërin kundrejt kësaj çështje e ka ngritur edhe artistja tjetër shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.

Ajo publikoi në InstaStory një shkrim, përmes së cilit potenconte se edhe ajo është pro abortit legal.

“Derisa një bebe të vijë nga trupi i një mashkulli, një opinion për abortin nuk duhet të vije nga goja e tij”, ka shkruar Rexha në InsatStory.

Përndryshe, artistja së fundmi shtoi edhe një trofe më shumë në karrierën e saj, kjo pasi kënga “Meant to be”, të cilën ajo e këndon në bashkëpunim me grupin Florida Georgia Line, u shpërblye me çmimin “Kënga më performuese e vitit” në BMI Awards.


MË SHUME NGA Magazina