Rita Ora imazhi i “Magnum” në Festivalin e Kanës
Ajo ishte në New York për mbrëmjen e MET Gala javën e kaluar, përpara se të kthehej në shtëpinë e saj në Londër.
Sidoqoftë, këngëtarja shqiptare Rita Ora u nisë të enjten pasdite për në Festivalin e 72-të të Filmit në Kanë, shkruan DailyMail.

Ajo tërhoqi vëmendjen e gjithë të pranishmëve me paraqitjen e saj në këtë festival, duke u shfaqur e veshur me një fustan të bardhë me hapje të shumta, i cili vinte në pah linjat e saj atraktive.
Skajet e shkurtuara treguan çdo pëllëmbë të këmbëve të Ritës, të cilat ajo i theksoi me take me pendë.

Shqiptarja bukuroshe ishte kombinuar me shumë aksesorë që i jepnin një pamje edhe më tërheqëse asaj.
Ajo është bërë imazh i akullores shumë të pëlqyer “Magnum”, teksa ka publikuar edhe në rrjetet sociale fotografi nga kampanja e re reklamuese e saj.
28-vjeçarja e hitit “Hot Right Now” dukej mahnitëse në një kostum teksa bëhej gati për të hipur në aeroplan, megjithatë mamaja e saj Vera dukej e dëshirueshme për ta zvarritur yllin me një koment qesharak.

Ajo i shkroi të bijës në koment se kishte harruar të lante enët në mëngjes, para se të nisej për në udhëtim.


























