Ky klub anglez e do “gardianin” e ‘Dardanëve’
BKT
Sport

Ky klub anglez e do “gardianin” e ‘Dardanëve’

Është e ditur se portieri Arijanet Muriçi do të largohet nga Manchester City këtë verë.

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës që konsiderohet si potencial i madh për të ardhmen, është shpallur kampion me Manchester Cityn në Premierligë, por gjatë gjithë sezonit ka qenë zgjedhja e dytë e trajnerit Pep Guardiola.

Për të fituar më shumë eksperiencë dhe për t’u rritur në pozitën e portierit, Muriçi gjatë kësaj vere do të shqyrtojë të gjitha ofertat.

Ka mjaftuar që në hapjen e afatit kalimtar në Angli të vijë oferta e parë për portierin e Manchester Cityt.

Mediet në Angli raportojnë se Preston North End, që garon në Championship, ka kërkuar shërbimet e Muriçit, transmeton Alo.

Preston këtë sezon është renditur në vendin e 14 nga gjithsejtë 24 skuadra që garojnë në Championshpi.