19:26 / 17.05.2019
Nedved dhe Paratici tradhëtuan Allegrin
Masimilano Allegri do të largohet zyrtarisht nga Juventusi.
Pasi fitoi 11 trofe me klub bardhezi ai të paktën largohet me nder nga klubi bardhezi. Por tashmë është zbuluar dhe arsye e largimit të teknikut livorenz.
Sipas asaj që raporton "Corriere dello Sport", tekniku italian e kishte kuptuar që po ia punon pas krahëve. Allegri kishte humbur besimin e Kristiano Ronaldos dhe dyshesh Paratici-Nedved të cilët votuan hapur për divorcin, transmeton albeu.
Ende nuk dihet se kush do ta zëvendësojë Allegrin por favorit tashmë për stolin bardhezi janë Didier Deschamps dhe Mauricio Pochettino.























