Ronaldo “shpresë” Milanit: Të dielën luajmë për Allegrin
BKT
Sport

Ronaldo “shpresë” Milanit: Të dielën luajmë për Allegrin

Juventusi do të luajë ditën e dielë ndeshjen ndaj Atalantës në mbrëmjë, takim që vlen më shumë për miqtë, pasi po luftojnë për një vend në Ligën e Kampionëve.

Juventus e ka siguruar titullin kampion dhe pret të festojë. Ditën e sotme u zyrtarizua edhe largimi i Allegrit nga skuadra dhe sezonin e ardhshëm do të vij një trajner i ri, profilet e të cilëve qarkullojnë në media.

Është Cristiano Ronaldo ai që u jep edhe një shpresë milanistëve, ku kuqezinjtë “luten” që Juventusi ta mund Atalantën për të marrë vendin e katërt që të dërgon në Champions. Ndërkohë nesër do të jetë edhe takimi i fundit i Andrea Barzalit, kampion bote me Italinë në 2006 dhe shumë arritje me fanellën bardhezi.

Në stërvitje, pas fjalëve të Allegrit, sipas asaj që raporton “Sportmediaset” Ronaldo është dëgjuar: “ Të dielën do të luajmë për Alegrin”. Frazë që e bën Milani të ëndërrojë. Juvja mund të ketë një arsye të vërtetë për tu impenjuar të dielën…