19:48 / 17.05.2019
E bindin Ronaldo e Can, Kroos kërkon t’i bashkohet Juves
Toni Kroos ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Reali, disa javë më përpara. Por tashmë kjo kërkesë sa vjen e bëhet dhe më e besueshme.
Sipas spanjolles “Don Balon”, mesfushori gjerman ka kërkuar largimin nga madrilenët, për të shkuar në Itali te Juventusi.
Gjermani duket se është bindur nga Ronaldo, ish-shoku i skuadrës te Reali dhe Emre Can shoku i skuadrës te kombëtarja, për të parë Torino si destinacionin e parë.
Pritet me interes e ardhmja e Kros, i cili e ka mbyllur ciklin e tij te Reali, ku ka fituar shumë trofe, mes tyre tre Liga Kampionësh.























