Morata mohon zërat e largimit, premton qëndrimin te Atletico
BKT
Sport

Morata mohon zërat e largimit, premton qëndrimin te Atletico

Pas zhgënjimit që përjetoi te Chelsea, duket se Alvaro Morata po rigjen formën e tij te skuadra e Atletico Madrid.

26-vjeçari i cili u transferua te ekipi i drejtuar nga Diego Simeone në merkaton e janarit, është aktivizuar 15 herë dhe ka shënuar 6 gola me fanellën e Los Colchoneros.

I pyetur për të ardhmen e tij, futbollisti përgënjeshtroi largimin nga Spanja duke theksuar se nuk e mendon një gjë të tillë.

Ai deklaroi se “te Atletico ndihet shumë mirë dhe se nuk e çon ndër mend kalimin te ndonjë skuadër tjetër”.