Ronaldo këshillon dy emra për stolin Juventusit
BKT
Sport

Ronaldo këshillon dy emra për stolin Juventusit

Massimilano Allegri tashmë e ka mbyllur aventurën me Juventusin pas 5 sezonesh.

Por tashmë kanë filluar të dalin emra të rinj për stolin bardhezi. Së fundmi sipas Libero është Cristiano Ronaldo i cili i këshillon dy emra për stolin e Juventusit.

Ata janë dy emra, Carlo Ancelotti dhe Jose Mourinho me të cilin ka punuar portugezi gjatë kohës te Real Madrid, transmeton albeu.

Mourinho aktualisht është i papunë që pas largimit nga Manchester United, ndërsa Ancelotti dështoi të fitojë trofe ne Napolin. Pra të dy trajnerët pëlqehen nga Juventusi.