City turpëron Watfordin në arritjen historike
BKT
Sport

City turpëron Watfordin në arritjen historike

Manchester City është bërë klubi i parë anglez që e ka fituar kurorën e trefishtë në Ishull, duke fituar titujt e Premier League, Carabao Cup dhe FA Cup. 

Trofeun e tretë skuadra e Pep Guardiola e ka arritur sot në finalen e FA Cup, në një ndeshje plot gola dhe spektakël, ku City e ka mundur Watfordin, me rezultat 6-0.

City kaloi në epërsi në minutën e 26-të me golin e David Silvas. Pak minuta më vonë Sterling dyfishoi epërsinë. Ndërkohë, në pjesën e dytë kanë shënuar edhe Kevin De Bruyne, Gabriel Jesus dhe dy herë tjera Raheem Sterling.