Joe Saunders fiton pas 12 raundeve ndaj Shefat Isufit
BKT
Sport

Joe Saunders fiton pas 12 raundeve ndaj Shefat Isufit

Boksieri shqiptar nga Lugina, Shefat Isufi ka pësuar humbje në duel me boksierin britanik, Billy Joe Saunders për titullin e kampionit botëror në versionin WBO, në kategorinë super të mesme.

Isufi pati një paraqitje mbresëlënëse në këtë mbrëmje, por hasi në një rival tejet cilësor, siç është Billy Joe Saunders, i cili ashtu siç edhe pritej nga ekspertët e boksit e dominoi plotësisht meçin. Megjithatë, Shefati dëshmoi se jo rastësisht ka arritur në majat e boksit botëror, duke rezistuar plotë 12 raunde dhe në disa momente duke shfaqur potencialin e tij në ring.

Pas një dueli mjaft interesant, Joe Saunders fitoi me meritë me vendim unanim të gjyqtarëve.

Ky meç u transmetua ekskluzivisht në RTK 4.