Badibilderët e Kosovës kthehen me 4 medalje nga Greqia
Badibilderi Besard Maxharraj në kategorinë deri në 100 kg është shpallur kampion i Ballkanit në kategorinë e tij si dhe më i miri në të gjitha kategoritë e badiboldingut në Kampionatin Ballkanik të Badibildingut dhe Fitnesit që u mbajt në Corfu të Greqisë.
Kosova në këtë aktivitet u përfaqësua nga garuesit Besart Maxharraj, Aldon Sadiku, Kushtrim Bajraktaraj, Flamur Grabovci, Florent Kadrolli e Blerta Brahimi, derisa morën pjesë edhe kryetari i Federatës së Badibilldingut dhe Fitnesit, Esat Lata, Sekretari Gjeneral i FBBFK, Sabri Dragusha dhe nënkryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Gazmend Maxhuni. Në këtë kampionat Kosova fitoi dy medalje të arta, një të argjendtë dhe një të bronztë.
Këto janë rezultatet e garuesve të Kosovës
Besard Maxharraj – badibilding, vendi i parë në kategorinë -100 kg – dhe kampion absolut
- Kushtrim Bajraktaraj – badibilding, vendi i parë kat. -85 kg.
- Aldon Sadiku - vendi i dytë - Classic Bodibilding kat. -180 cm.
- Flamur Gerbavci - vendi i tretë - Classic Bodibilding kat.-175 cm.
- Blerta Ibrahimi Wellnes - vendi i gjashtë
- Florent Kadrolli - vendi i shtatë - Classic Bodibilding kat. +180 cm























