Shqipëri, KQZ vendos regjistrimin e disa kandidatëve për kryetarë bashkie
BKT
Shqipëri

Shqipëri, KQZ vendos regjistrimin e disa kandidatëve për kryetarë bashkie

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, vendosi njoftimin e KZAZ-ve përkatëse për vazhdimin e procedurave për regjistrimin e kandidatëve për kryetar bashkie të bashkive; Cërrik, Kolonjë, Dibër, Malsi e Madhe, Gramsh, Selenicë, Shijak, Kavajë, të Partisë Bindja Demokratike.

KQZ vendosi njoftimin e KZAZ-së nr. 69, për vazhdimin e procedurave për regjistrimin e kandidatit për kryetar të Bashkisë Pustec, Edmond Themelko, të propozuar nga Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrim.

Gjithashtu KQZ vendosi njoftimin e KZAZ-së për vazhdimin e procedurave për regjistrimin e kandidatit për kryetar të Bashkisë Berat, Plarent Aleksi, kandidat i pavarur. /ATSh


MË SHUME NGA Shqipëri