Rama-deputetëve: `30 qershori nuk ndryshon`. Opozita vazhdon me protesta
BKT
Shqipëri

Rama-deputetëve: `30 qershori nuk ndryshon`. Opozita vazhdon me protesta

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të hënë grupin parlamentar ku ka dhënë edhe porositë e tij për zgjedhjet.

Ai u ka thënë deputetëve se data e zgjedhjeve nuk do të ndryshojë, duke i kërkuar atyre që të flasin me njerëzit në bazë dhe të ketë sa më shumë pjesëmarrës.

"Duhet të komunikoni me njerëzit për t'i bërë të ditur se çfarë rrezikojnë nëse tentojnë të prishin zgjedhjet. Çdo njeriu i duhet thënë që kush cënon procesin nuk shkel më në BE dhe SHBA.", mësohet se u ka thënë Rama deputetëve socialistë.

Po ashtu mësohet se Rama i ka kërkuar ministrave dhe deputetëve që mos ndikojnë në punësimet. 

Mbledhja e sotme e grupit u drejtua nga Rama, pasi kryetari i Grupit, Taulant Balla ndodhet për një vizitë në Hagë bashkë me kryeparlamentarin Ruçi.

Nga ana tjetër, kryedemokrati i PD, Lulzim Basha vazhdon aksionin opozitar, pasi në 25 maj ka thirrur një tjetër protestë kombëtare.

/Ora News.tv/


MË SHUME NGA Shqipëri