VIDEO-Tribunali përgjigje për gjenocidin që ka bërë Serbia në Kosovë
BKT
Lajme

VIDEO-Tribunali përgjigje për gjenocidin që ka bërë Serbia në Kosovë

Ndonëse sot ka vazhduar seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet  formimi i komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin, deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu – Kodra, tha se institucionet e Kosovës janë vonuar për të themeluar këtë tribunal.

“Është një inciativë për të themeluar këtë iniciativë, edhe pse është proces i vonuar, por është një gjë e jashtëzakonshme. Këtë vit ne po përkujtojmë të gjithë të rënët që u vran para 20 vitësh dhe edhe sot ata që e bënë këtë nuk kanë dal para drejtësisë”, tha ajo sot në INFO3LIve në RTK3.

Ajo tha se PDK ka pasur vullnet edhe më herët ta bëjë këtë tribuna, porse siç tha ajo baza kryesore e kësaj kërkese buron në nevojën për të dhënë përgjigje krimeve dhe gjenocidit që ka bërë Serbia në Kosovë.


MË SHUME NGA Lajme