Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

RTKlive

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafirë të parë do të jenë Kastriot Rexha dhe Yll Hoxha - futbollistë, KF "Feronikeli", klub i cili u shpall kampion në elitën e futbollit të Kosovës.

Kurse Skënder Krasniqi - kryetar i Odës së Afaristëve të Kosovës, do të jetë mysafiri i radhës i cili do të flas për atë se Oda Afaristëve të Kosovës dhe bizneset e sektorit minerar kërkojnë veprime konkrete nga MBPZHR për shkeljen e ligjit të punës.

Ndërsa në lidhje të drejtpërdrejt do të jetë Alban Fejza - menaxher i marketingut në shoqatën "Down Syndrom Kosova", ai do të flas për grupin e vallëzimit "Larondina" nga Anglia që performon në Kosovë në përkrahje të personave me sindromën “Down”.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.

 


MË SHUME NGA Lajme