Mbahet Akademi përkujtimore për të rënët në Kaçanik
BKT
Lajme

Mbahet Akademi përkujtimore për të rënët në Kaçanik

Të martën në Kaçanik në ora 16:00 do të mbahet mbahet Akademi përkujtimore për të rënët më 21 maj të vitit 1999.

Kjo akademi organizohet në nderim të 20 vjetorit të rënies së dëshmorëve Kemal Thaqi e Ekrem Gudaqi dhe martirëve të rënë më 21 maj të vitit 1999, Hanife Jaha, Selvije Krivanjeva, Hanife Gudaqi, Ramush Jaha, Baki Bela, Ibush Rrushi, Ramadan Dashi, Fahri Mani, Bahrije Elezi, Sevdije Guri, Hamdi Dashi, Brahim Dashi dhe Fitim Gudaqi, nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, në bashkëpunim me Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dega në Kaçanik dhe Këshillat Organizues të fshatrave Stagovë dhe Runjevë

Akademia përkujtimore mbahet të martën në Shtëpinë e Kulturës “ Xheladin Kurtaj” në Kaçanik dhe fillon në 16:00.

Për të nderuar të rënët më 21 maj do të bëhen Homazhe pranë pllakës përkujtimore në Runjevë, Homazhe pranë pllakës përkujtimore në Stagovë dhe Homazhe te Varrezat e Dëshmorëve.


MË SHUME NGA Lajme