Dakordohen United dhe James, uellsiani arrin për 17 milionë euro
Manchester United është në prag të angazhimit të parë në afatin kalimtar të futbollistëve.
Mediat e ishullit raportojnë se klubi nga Old Trafford ka arritur një marrëveshje me Daniel James nga Swansea, i cili ka ndarë të gjitha detajet në lidhje me pagat dhe kontratat.
Ka mbetur që United dhe Swansea të bien dakord për shumën e kompensimit, por besohet se do të jetë rreth 17 milionë euro.
James luan pozicionin e krahut të djathtë, ka 21 vjeç. Ai në fanellën e Swansea sezonin e kaluar shënoi katër gola në 33 ndeshje me shtatë asistime.
Lojtari i ri i futbollit gjithashtu pati dy paraqitje për ekipin e Uellsit, dhe shënoi një gol.
Në janar, James ishte në prag të transferimit në radhët e Leeds, por kjo nuk ndodhi.
Përveç United, interesim për James kanë shprehur edhe Brghton, Everton dhe Newcastle, por është e qartë se oferta nga Old Trafford është më tërheqëse dhe ka mbetur që transferimi së shpejti të zyrtarizohet.























