LDK hedh një hap para drejt rrëzimit të qeverisë

LDK hedh një hap para drejt rrëzimit të qeverisë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur konkretizimin e hapave drejt idesë për mocion mosbesimi ndaj qeverisë “Haradinaj”.

Për këtë çështje është mbledhur sot kryesia e LDK-së, ku pritet të bëjnë harmonizimin e qëndrimeve.

Lajmin e ka bërë të ditur ky subjekt politik përmes një njoftimi publik.

Po ashtu LDK bën të ditur se pas përfundimit të mbledhjes do të dalin me një qëndrim.