18:00 / 21.05.2019
Meta: Kosova prej kohësh meriton heqjen e regjimit të vizave nga BE
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, është deklaruar rreth çështjes së liberalizimit të vizave për kosovarët.
Ai përmes facebook, ka thënë se Kosova prej kohësh e ka merituar heqjen e regjimit të vizave nga Bashkimi Europian pasi i ka përmbushur të gjitha kriteret, njofton Klan Kosova.
”Kosova e ka merituar prej kohësh heqjen e regjimit të vizave me Bashkimin Europian, duke i përmbushur tërësisht të gjitha kriteret.
Forcimi i mëtejshëm i partneritetit të Kosovës me SHBA dhe BE, garanton integrimin euroatlantik të saj dhe konsolidon sigurinë në rajonin tonë.























