18:10 / 21.05.2019
Dugolli kërkon Komision e hetim për masakrën e Dubravës
Ish- i burgosuri Enver Dugolli ka thënë se duhet të ndodhë një hetim i detajuar për masakrën e Dubravës.
Ai ka folur të martën në “Imazh” te RTK.
“Nëse drejtësia ndërkombëtare ka dështuar në zbardhjen e Dubravës dhe masakrave të tjera, ne nuk është dashur të dështojmë. Sepse askush më shumë se sa ne nuk e ndjenë këtë punë. Argument që t’i vëmë para drejtësisë kryerësit e veprës ka mjaftueshëm, por a është zbardhur mjaftueshëm, nuk është zbardhur. Të gjitha dëshmitë janë të pastrukturuara. Duhet të ketë një Komision adekuat shetëror dhe një hetim të detajuar”, ka thënë ai.























