20:36 / 21.05.2019
Shqipëria pa Strakoshën në ndeshjet ndaj Islandës dhe Moldavisë
Portieri i Lazios nuk do të mund të paraqitet në dy ndeshjet e radhës të kombëtares së Shqipërisë.
Thomas Strakosha mbetet jashtë kombëtares për ndeshjet e muajit qershor që luan Shqipëria në kualifikimet për Euro 2020.
24-vjeçari nuk u grumbullua nga Simone Inzaghi për ndeshjen e së hënës, Lazio – Bologna, pikërisht për shkak të këtij lëndimi që e mundon prej kohësh.
Tani është konfirmuar që Thomasi nuk do t’ia dalë të rikuperohet në kohë dhe do të mungojë për sfidat e muajit qershor ndaj Islandës dhe Moldavisë.
Kësisoj në vendin e tij pritet që trajneri Edy Reja ta vendosë Etrit Berishën, që në muajt e fundit ka humbur vendin e titullarit në ekipin e Atalantas.























