23:34 / 21.05.2019
Pulisiq prezantohet te Chelsea
Blutë e kishin blerë lojtarin amerikan në janar, por e lanë në huazim te skuadra e Borussia Dortmundit.
Blerja e madhe e verës për Chelsean, amerikani Christian Pulisiq, u prezantua sot në Stamford Bridge.
20-vjeçari që kishte tërhequr vëmendjen e shumë klubeve evropiane, zgjodhi të transferohej te Chelsea, ku sot u fotografua edhe me fanellën të cilën do ta mbajë veshur në të ardhmen.
Për ta transferuar në Londër talentin, Chelsea i ka paguar Dortmundit 58 milionë funte. Në fakt, marrëveshje ishte arritur që në janar, por vetëm pas përfundimin e sezonit në Gjermani, Chelsea kishte të drejtë ta prezantonte futbollistin.























