Një person është plagosur me armë zjarri në Prizren
BKT
Lajme

Një person është plagosur me armë zjarri në Prizren

RTKlive

Një person është plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm afër qendrës së qytetit të Prizrenit.

Sipas zëdhënësit të policisë Shaban Osmanollaj , dyshohet se shkak i kësaj ngjarje janë çështjet pronësore në mes të viktimës dhe dorasit.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes , ndërsa i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Prizrenit dhe është jashtë rrezikut për jetë . Policia ka arrestuar personin i dyshuar dhe është sekuestruar edhe arma.


MË SHUME NGA Lajme