VIDEO-Investimet do të ndryshojnë për të mirë gjendjen në ambient
RTKlive
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka nënshkruar memorandume me komunat Podujevë, Prizren, Obiliq dhe Novobërdë për financimin e disa projekteve në fushën e mjedisit.
Valon Maliqi këshilltar i ministrit Matoshi, tha se do të përkrahen disa komuna me projekte të ndryshme.
“Projektet tjera për të cilat u nënshkruan memorandume të bashkëpunimit janë:Ndërtimi i ujësjellësit në Gjonaj, Prizren, i cili kap vlerën prej 277 mijë euro, dhe do të zgjidhë problemin e sigurimit të ujit të pijshëm për banorët e kësaj pjese të Prizrenit; Ndërtimi i kanalizimit Breznicë- Kozaricë, në vlerë totale 100 mijë euro për këtë vit, dhe po ashtu me 100 mijë euro është mbështetur edhe vitin e kaluar; Ndërtimi dhe rregullimi i kanalizimit në fshatin Breznicë – Kozaric –Obiliq, 100.000 euro; Rregullimi i hapësirave gjelbëruese dhe mbjellja e druve – Obiliq, 50.000 euro;Pastrimi i lumenjve, përrockave dhe kanaleve, Obiliq, 100.000 euro; Pastrimi i lumenjve në Kufcë, Stanishor, Prekovc dhe llabjan, i cili kap vlerën buxhetore prej 200 mijë euro për këtë vit”, tha ai sot në “Studio e Hapur”, në RTK3.























