Shqipëria ka një treg stimulues në fushën e shëndetësisë.
BKT
Shqipëri

Shqipëria ka një treg stimulues në fushën e shëndetësisë.

Kështu u shpreh të mërkurën Ambasadori i Republikës së Italisë në Shqipëri, Alberto Cutillo, gjatë konferencës “E-Learning ne Mjekësi”, që zhvillohet në Tiranë.

Sipas Cutillo, kërkimi shkencorë dhe teknologjik në fushën e shëndetit njerëzor janë pjesë e inovacionit që kanë prekur Shqipërinë vitet e fundit.

“Është një moment i rëndësishëm. Nëpërmjet teknologjisë dhe kërkimit shkencorë drejt shëndetit njerëzor janë pjesë e rëndësishme e inovacionit që po përjeton Shqipëria dhe normalisht grupi Consulcesi ka dhënë kontributin e tij prej disa vitesh në këtë fushë. Besoj, theksoi Cutillo, se një bashkëpunim i tillë me Consulces është dhe një demonstrim se Shqipëria ka një treg stimulues në fushën e shëndetësisë”.

Ai tha se bashkëpunimi me Consulces është një mundësi e mirë dhe për forcimin e shkëmbimit kulturor e gjuhësorë mes Shqipërisë dhe Italisë.

“Besoj se unë si Ambasador i Italisë në Shqipëri dhe si promotor i Gjuhës Italiane, vlerësojë mjaft vëmendje bashkëpunimin mes kompanive shqiptare dhe atyre italiane si një mundësi të shkëmbimit kulturor e gjuhësor. Ardhja e Consulcesit është një mundësi e mirë për këtë formë shkëmbimi dhe natyrisht kjo është një arsye krenarie për ne për të përforcuar dhe kulturën e gjuhën italiane në Shqipëri”, tha Cutillo.


MË SHUME NGA Shqipëri