Foggo pritet me nderime ushtarake, takohet me ministrin Berisha
BKT
Lajme

Foggo pritet me nderime ushtarake, takohet me ministrin Berisha

Shefi i Komandës së Bashkuar të Aleancës në Napoli, admirali James Foggo, po qëndron për vizitë në Ministrinë e Mbrojtjes.

Foggo është pritur me nderime të larta ushtarake, ndërsa tani është duke zhvilluar një takim me ministrin e Mbrojtjes, Rrustem Berisha.

Është bërë e ditur se pas takimit nuk do të ketë prononcim për media.

Më vonë, admirali amerikan James Foggo do të takohet me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama.

 

 


MË SHUME NGA Lajme