20:26 / 22.05.2019
Arrihet akordi, mesfushori francez firmos me Napolin
Dështimi për të ulur nga froni Juventusin e ka detyruar Napolin që të hedh sytë nga merkato.
Në listën e dëshirave të teknikut napoletan, Carlo Ancelotti janë shumë emra, teksa në krye duket se është mesfushori i Fiorentinës, Jordan Veretout.
Madje, sipas mediave franceze "RMC Sport", Napoli ka arritur akordin me 26 vjeçarin dhe mbetet vetëm konfirmimi i klubit vjolë.
Gjithsesi, Napoli është e gatshme të paguajë vetëm 20 milionë për kartonin e Veretout, me Fiorentinën që kërkon 27 milionë, raporton oranews.
Për francezin, Napoli ka një kontratë 5 vjeçare. Veretout u transferua te Fiorentina në vitin 2017, ku pagoi vetëm 7 milionë euro për ta marrë nga Aston Villa.























