Conte në Inter, do të ketë pagë vjetore prej 10 milionë euro
BKT
Sport

Conte në Inter, do të ketë pagë vjetore prej 10 milionë euro

Antonio Conte do ta marrë drejtimin e Interit këtë verë.

49-vjeçari do ta zëvendësojë Luciano Spallettin në stolin zikaltër nga sezoni 2019/20.

Në orët e fundit, Interi e ka marrë konfirmimin nga përfaqësuesit e Contes se ish-trajneri i Italisë dhe Chelseat do ta pranojë propozimin e klubit.

Sipas Goal.com, trajneri italian do të ketë pagë vjetore në vlerë 10 milionë euro në Inter. Ai u shkarkua nga posti i trajnerit të Chelseat në korrik të vitit 2018 dhe që prej atëherë ka qenë i lirë.

Conte i kaloi 13 sezone në Serie A si lojtar i Juventusit, para se të bëhej trajner i bardhezinjve më 2011, duke i fituar tre tituj në tri sezone në Torino.

Interi i Luciano Spallettit renditet i katërti në Serie A një javë para përfundimit të kampionatit, dhe i duhet fitorja në shtëpi kundër Empolit të dielën për ta siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.