Braziliani i jep “Ok” Juves, PSG bindet vetëm nga Pjanic
BKT
Sport

Braziliani i jep “Ok” Juves, PSG bindet vetëm nga Pjanic

Juventus është në kërkim të një qendërmbrojtësi për sezonin e ardhshëm, duke qenë se Barzagli u tërhoq nga futbolli i luajtur dhe Chiellini e Bonucci po “plaken” dhe nuk janë më si dikur.

Për këtë emri i parë në listën e drejtorit sportiv, Fabio Paratici është ai i Marquinhos, i cili ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2022 dhe përfiton 6.5 milionë euro në sezon.

Braziliani cilësohet si i pashitshëm nga klubi francez, bashkë me Mbappe, Neymmar dhe Verrati.

Gjithsesi vetë lojtari është i hapur për të kaluar tek Juventus dhe në këtë pikë PSG mund të dorëzohet, por vetëm me një kusht: të marrë Miralem Pjanic.

“La Gazzetta dello Sport” ka zbuluar të gjithë këtë skenar duke sqaruar se problemi do jenë shifrat që Juventus kërkon për Pjanic, jo më pak se 80 milionë euro, ndërsa PSG e vlerëson 60 milionë euro 25-vjeçarin.

Kjo diferencë prej 20 milionë euro pritet të negociohet nga klubet, duke qenë se vetë Pjanic është i hapur për një hap të bujshëm, që normalisht do i sillte shumë të ardhura edhe atij./Telesport/