14:47 / 23.05.2019
Strootman largohet nga Marseille, do të luajë në Premier Ligë
Mesfushori holandez nuk dëshiron të qëndrojë më te skuadra e Marseille.
Kevin Strootman do t’i jap fund aventurës te skuadra e Olimpique Marseille më herët sesa që pritej.
Mesfushori holandez pritet të largohet gjatë verës, pasi asnjëherë nuk u përshtat siç duhet në “Velodrome”.
Një shkak tjetër që ndikon në dëshirën e futbollistit për ndryshim të skuadrës, është largimi i Rudi Garcias, me të cilin ai ka pasur marrëdhënie shumë të mira.
Sipas medieve franceze, mesfushori i është ofruar Manchester United apo Everton, ndërkohë që ende nuk ka një përgjigje nga drejtuesit e këtyre të fundit.























